Aplikacion
Sipas urdhrit për lirimin e menjëhershëm të firmosur nga Margariti, gjatë ushtrimit të detyrës, Elezi ka kryer një sërë shkeljesh duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Shkeljet e drejtoreshës së Arkivit të Filmit, janë zbuluar pas ankesës së disa punonjësve të arkivit, lidhur me praninë fizike në institucion të bashkëshortit, Tomas Logoreci dhe të afërmve të tjerë, por edhe punësimit të tij prej 1 viti si supervizor në një projekt të brendshëm.
Ndërkohë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer auditim nga data 08.09.2020 deri më datë 06.11.2020 në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Filmit. Sipas KLSH nga verifikimet është konstatuar nuk ka pajisje teknologjike për matjen e temperaturës dhe lagështirës.
Sakaq, Iris Elezi u emërua drejtoreshë në Arkivin e Filmit në vitin 2017. Ende nuk dihet se kush do të jetë pasuesi i saj në post.
Trafikoi drogë më 2005 në Itali, kapet për ekstradim 65-vjeçari me dy emra. I dënuar me 23 vite