Aplikacion
Një video e shpërndarë në rrjetet sociale ka ngjallur dyshime të forta, ku Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, është filmuar teksa transporton një pako që dyshohet se përmban fletushka elektorale të Partisë Socialiste, duke përdorur mjetet dhe eskortën zyrtare të shtetit.
Aktivisti Rigels Xhemollari, i cili publikoi pamjet, i ka bërë thirrje SPAK-ut të nisë menjëherë hetimet, duke e cilësuar këtë veprim si një shkelje flagrante të ligjit zgjedhor dhe përdorim të burimeve shtetërore për përfitime politike.
“Ministri i Brendshëm përdor makinën e shtetit dhe Gardën e Republikës për të shpërndarë materiale të fushatës së Partisë Socialiste në njësinë nr. 1 në Tiranë. Kjo është një vepër penale që dënohet me burg,” thuhet në denoncimin e Xhemollarit.
Aktivisti kërkon që ky rast të shërbejë si precedent për ndëshkimin e abuzimeve me pushtetin gjatë fushatës, duke theksuar se “dorëheqja nuk është më një çështje etike, por një domosdoshmëri ligjore”.
Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Ministri Hoxha apo nga Partia Socialiste.
SPAK TE NISE HETIM PER MINISTRIN E BRENDSHEM ERVIN HOXHA Ne shkelje flagrante Ministri i Brendshem Ervin Hoxha perdor…Posted by Rigels Xhemollari on Monday, April 14, 2025
Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta