Aplikacion
Ministria e Shëndetësisë reagoi pas denoncimit të deputetit demokrat Saimir Korreshi për gjendjen e Spitalit të Lushnjës, duke theksuar se godina e urgjencës nuk përmbush standardet minimale për sigurinë e pacientëve dhe të stafit mjekësor.
Ministria e Shëndetësisë reagoi duke sqaruar se pamjet që u përdorën nuk ishin të përditësuara dhe i referoheshin godinës nr. 3, e cila aktualisht nuk përdoret dhe ndodhet në pritje të rikonstruksionit të plotë. Procesi i tenderimit për rikonstruksionin ka përfunduar dhe tani pritet vetëm leja e ndërtimit.
“Pamjet dhe deklaratat e fundit për Spitalin Bashkiak Lushnjë, i referohen godinës nr. 3, aktualisht jashtë përdorimit dhe në pritje të rikonstruksionit të plotë, për të cilin procesi i tenderimit ka përfunduar dhe pritet leja e ndërtimit. Repartet janë transferuar në ambiente funksionale, ndërsa gjendja në bodrume dhe në hapësirat e jashtme ka karakter të përkohshëm dhe do të sistemohen”, ishte deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë.
Megjithatë, Korreshi e ka sfiduar sërish këtë sqarim, duke ftuar ministrat dhe deputetët socialistë të Lushnjës që të vizitojnë nga afër spitalin dhe të shohin gjendjen reale të tij./ Zoom.al