Aplikacion
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim nga një polic burgjesh, i cili ka ngritur akuza të forta ndaj ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, për abuzim me pagat e punonjësve tek “313” në Tiranë.
Në denoncim, thuhet se punonjësit e burgut nuk kanë përfituar asnjë rritje page, ndonëse kjo u trumbetua publikisht nga qeveria dhe ministria.
Madje, sipas denoncimit, janë hequr edhe shpërblimet për orët e natës dhe kushtet e vështira të punës.
“Na kanë vjedhur. Jo vetëm që nuk kemi marrë asnjë rritje page, por orët e natës nuk janë paguar, ndonëse kemi punuar në kushte vdekjeprurëse – me mbi 50 gradë dhe mungesë oksigjeni,” thuhet në mesazhin drejtuar Berishës.
Denoncuesi akuzon ministrinë se fondet për shpërblimin e vështirësive në punë janë përdorur për të shpërblyer patronazhistët e administratës dhe punonjës që shërbejnë në kushte të favorshme me kondicioner, ndërsa policët e turneve të natës po përballen me rrezik ekstrem pa kompensim.
“Na kanë privuar nga pagesa për vështirësinë, për të paguar gjoja shtesën e pagës që kanë marrë të tjerët, të cilët punojnë me kushte luksoze, me klima, ndërsa ne rrezikojmë jetën,” shkruhet në mesazh.
Postimi i Sali Berishës:
Denoncohet Uluzi Mashtruesi.
📩 Lexoni denoncimin e policit dixhital.
I nderuar Profesor Doktor Sali Berisha,po ju sjell nje menxyre nga I.E.V.P 313 Jordan Misja u trumbetua me te madhe per rritje Pagash por ministri genjeu se ne na kane vjedhur jo vetem rritje nuk shijuam por oret e nates nuk na jane paguar edhe pse kemi punuar ne kushte vdekjeprurese me mbi 50 grade e mungese oksigjeni ,me arsyetimin per mungese fondesh na kane privuar pagesen e veshtersise per te psgusr gjoja shtesen e pages nga e cila kane perfituar patronazhistet e Administrates dhe policet qe sherbejne ne turnin e pare me kondicioner e klima me leket tona te veshtersise dhi diteve te teperta te punes ju lutem beje publike por pa permendur emrin pasi na kane kercenuar me largime nga puna thuhet qe per muajn Shtator nuk ka fond per te paguar dhe pagat se kane konsumuar fondin e pagave per uniforma me kosto 3500 e per polic.me respekt .