zoom

Lajme

Milani ka gati trajnerin e ri

Milani ka gati trajnerin e ri

Milani duket se ka gjetur trajnerin e ri, me Oliver Glasner që është shumë pranë emërimit në stolin kuqezi.

Palët kanë rënë dakord për një kontratë dyvjeçare dhe një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, përfshirë bonuset. Një pjesë e rëndësishme e bonusit lidhet me kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Glasner ka pranuar projektin e Milanit dhe pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes. Ndërkohë, e paqartë mbetet situata e Ralf Rangnick, i cili kërkon autonomi të plotë në rolin e drejtorit teknik. Drejtuesit duhet të marrin shpejt vendime për organizimin e ri të klubit dhe për të ardhmen e disa futbollistëve të rëndësishëm.

Emra si Rafael Leao, Christian Pulisic, Mike Maignan, Adrien Rabiot, Ardon Jashari, Samuele Ricci dhe Strahinja Pavlovic mbeten në qendër të diskutimeve për sezonin e ardhshëm.

Postime të lidhura