zoom

Aktualitet

Miku i familjes mbretërore zbulon pasuritë që ka përfituar Elia Zaharia

Elia Zaharia ka përfituar disa pasuri si ish-bashkëshorte e Princ Leka Zogut.

Këtë e zbuloi Ekrem Spahiu, mik i familjes mbretërore.

Sipas tij, edhe pse Elia nuk meriton të përfitojë asgjë, në fakt ajo ka marrë disa biznese dhe një sipërfaqe toke.

Ekrem Spahiu shtoi se Princ Leka është treguar i kujdesshëm që me anë të pikave të kontratës t’u sigurojë një jetë të mirë Elias dhe vajzës, edhe pas divorcit.

“Princi është treguar shumë i kujdesshëm edhe në këtë proces divorci të shkojnë të paqtë të mos ketë probleme si për vajzën, si për pronën dhe për zgjidhjen e martesës. Konkretisht është nënshkruar para noterit marrëveshja për zgjidhjen e martesës me dakordësinë e dy palëve. Kontrata ka të bëjë edhe për pronat edhe për trajtimin e vajzës. Sikurse e thashë Elias nuk i takonte asnjë gjë nga pasuritë e tundshme të familjes mbretërore sepse princi i ka të gjitha të trashëguara nga mbreti.

Por duke patur predispozitën maksimale, që pas divorcit ajo të kalojë një jetë të mirë dhe vajza me të gjitha detyrimet. I ka dhënë sipas kontratës një sipërfaqe banimi rreth 300 metra mbas një hoteli. E dyta i ka dhënë edhe në ambient për biznes edhe disa të tjera, krejtësisht me dëshirën e tij dhe të gjitha detyrimet e vajzës ia ka dhënë që para disa muajsh, domethënë një shumë parash vetëm në dispozicion të vajzës dhe do e trajtonte me financa gjatë gjithë kohës”, tha Ekrem Spahiu.