Aplikacion
Meteorologia Lajda Porja paralajmëron se korriku do të jetë muaji më i nxehtë i verës.
Pas javës së freskët që lamë pas, janë rikthyer masat e nxehta, të cilat do të kulmojnë në ditët në vijim.
Kulmi i valës së të nxehtit pritet të jetë të enjten dhe të premten, kur termometri në Shkodër, Elbasan dhe Berat do të regjistrojë deri në 41 gradë.
Në qytete të tjera temperaturat do të variojnë 38–39 gradë, veçanërisht përgjatë bregdetit.
“Në pjesën e dytë e të korrikut do të përjetojmë një 15 ditësh mjaft të nxehtë, ku shumë qytete do të përjetojnë netë tropikale.
Presim gjatë gjithë këtij 15 ditësh një temperaturë 41 gradë, por vende vende do të kalohet kjo vlerë.
Parashikohet në fund të korrikut të ketë reshje të herëpashershme në zona të veçanta.
Por nga sot, na pret një korrik dinamik, ku do kemi shumë ditë me temperatura shumë të larta”, tha Lajda Porja./ Zoom.al