zoom

Lajme

Meta: Rilindja ka korruptuar Bashën, izolimi i Berishës politik! Bëni sport, mos pini mall…

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë konferencës sot nga Korça, deklaroi edhe se qeverisja e Edi Ramës ka korruptuar Lulzim Bashën.M

Ish=presidenti u shpreh se izolimi i Sali Berishës është bërë për arsye të pastra politike. Ndërsa, shtoi se PL është një uragan i vërtetë lirie.

“Partia e Lirisë është e gatshme të jetë një uragan për t’i dhënë tjetër ton opozitës. Po të ishte e dobët opozita, nuk e izolonin Berishën për qëllime politike. Rama ka korruptuar Lulzim Bashën dhe ndërkombëtarët. PL do të japë mesazh të fuqishëm për të infiltruarit dhe të korruptuarit e Rilindjes”, u shpreh Meta.

Kryetari i Partisë së Lirisë u përgjigj edhe për faktin se i ka kushtuar së fundmi shumë kohë stërvitjeve, duke postuar pothuajse përditë seancat sportive në palestër dhe jashtë saj.

Meta tha me humor se mesazhi është që rinia dhe shqiptarët në tërësi të bëjnë sport, e të mos pijnë mall. Ai bëri thirrje që t’i kthehet vëmendja sportit. Ndërsa, shtoi se ka ngjitur Majën e Korabit dhe të Jezercës e se dëshiron të ngjisë edhe malet e tjera të larta të Shqipërisë.

“Kam qenë sportist. Qëllimi është bëni sport, mos pini mall. Mesazhi është se pa djersitje nuk ka rritje. Maja e Çikës më kanë thënë se është më e bukura në botë.

Majën e Korabit dhe të Jezercës e kam ngjitur, pa asnjë diskutim që dua të ngjis malet e larta të vendit tonë. Sporti duhet të jetë prioritet edhe për Korçën”, deklaroi Meta. /ZOOM.AL/