zoom

Lajme

Meta i çon mesazh SPAK-ut: Këtu jam! Sekuestrojini shtëpi, vila e florinj

Gjatë fjalimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, nuk mungoi një mesazh për SPAK-un dhe Altin Dumanin.

Meta e ftoi SPAK-un të hetojnë dhe të sekuestrojnë pasurinë e tij, por bëri të qartë, siç ka bërë ditët e fundit, se Partia e Lirisë nuk preket.

Sipas Metës, kjo do të jetë partia që do të kthejë lirinë në Shqipëri.

Ai shtoi se Partia e Lirisë nuk është kundër reformës në drejtësi, por mbështet atë reformë që arreston kryeministrin Edi Rama.

“Për SPAK-un tarallakun se mos i ka ngelur hatri njeriu kam këtë mesazh. Ilir Meta është këtu e do jetë gjithmonë këtu. Edhe në ’92 kur më thërrisnin çdo javë për të ikur, që mos arrestohesha përgjigja ishte ja ku jam, bëjeni detyrën dhe madhëria ju falënderon. Më thirri mua një prokuror më erdhi fletëthirrja. Edhe e kishte lënë derën hapur ai Lona. Edhe tha sekretarja hyni. Ai si figurë e madhe pas ishte dritarja edhe bënte sikur nuk kuptonte me poza ke parasysh ti, prokuror i jashtëzakonshëm…

Florinjtë e Ilir Metës, e ka thënë Tedi. Ku janë Tedi florinjtë? SPAK-u torollaku te hetojë kë të dojë, Metën e cilin të doje. SPAK-u torollaku duhet të kuptojë që nuk mund të përdorë njerëz të dobët, në PL, të cilëve mund tu ketë sekuestruar celularë, letra e ku di unë dhe t’i përdorë ata kundër PL dhe kundër Ilir Metës.

Shtëpi e vila të shkojnë t’i sekuestrojnë të gjitha. S’ka problem, po ta shoh situatën keq do ve një krevat të shtëpia e nënë Selvisë, plus që kemi selinë. Ose te Partia e Lirisë. Por Partinë e Lirisë, që do sjellë lirinë e Shqipërisë ta harrojë SPAKU torollaku që mund ta sjellë vërdallë. Sepse i ndodh ajo gjë që bëhet shembull në gjithë botën. Ishte një prokurore në Maqedoninë e Veriut, që luftonte korrupsionin, ku shkoi zonja? Italia kishte Di Pietron, ku përfundoi? Një ministër. E dini ça ishte Di Pietro, hajdutë tenderash… Siç i përdorte Nano disa hajde t’i biem Metës… Ne jemi për reformën në drejtësi që arreston Edi Ramën. Atë e ka paralajmëruar drejtori i prokurimeve”, tha Ilir Meta.