Aplikacion
Mediat në Spanjë kanë paditur Metën për konkurrencë të pandershme.
Në një ankesë të paraqitur të premten e kaluar, deri në 83 gazeta të përfaqësuara nga Shoqata e Medias së Informacionit (AMI) kërkojnë që kompania e teknologjisë që zotëron Facebook dhe Instagram të paguajë kompensim prej 550 milionë eurosh, për dominimin e saj në tregun e reklamave dixhitale, një fuqi e bazuar në shkeljen e mbrojtjes së të dhënave të përdoruesit.
Meta akuzohet për “abuzim pushteti”, “ankth social dhe depresion” dhe “dhunim të të drejtave” te tregut.
Padia spanjolle është e fundit në një listë të gjatë veprimesh ligjore që akuzojnë gjigantin e mediave sociale për praktika abuzive në një mori aspektesh. Ankesa e AMI-së ankohet se “dominimi i ekosistemit dixhital nga platforma të mëdha e pengon median të marrë një fitim të drejtë parash”.
Ky është i njëjti argument i paraqitur nga qeveria australiane, e cila pas vitesh negociatash të tensionuara ka arritur të bëjë që Meta dhe Google të përfundojnë duke paguar rreth 200 milionë dollarë organizatave të ndryshme mediatike në vend.
Australia krijoi një precedent duke qenë vendi i parë që i dha dritën jeshile një ligji që detyronte peshat e rënda të internetit të paguanin mediat për të qenë në gjendje të lidhen me lajmet e tyre. Qershorin e kaluar, Kanadaja zgjodhi të ndiqte të njëjtën rrugë.
Google ka respektuar rregulloren e re kanadeze, por Meta e ka kundërshtuar atë dhe ka kundërsulmuar duke bllokuar ndarjen e lidhjeve me informacionin në platformat e saj, një veprim që ka zemëruar si autoritetet ashtu edhe qytetarët.
Nga frika e legjislacionit të ngjashëm, Meta hoqi gjithashtu skedën e lajmeve në Francë, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar në fillim të dhjetorit. Vlerësohet se, nëse Shtetet e Bashkuara e miratojnë atë, Meta dhe Google do të duhet të paguajnë midis 11.9 dhe 13.9 miliardë dollarë në vit botuesve kombëtarë. /A.Q./