zoom

Slider

Mësoni sportistin më të paguar në botë, nuk është Messi dhe Ronaldo

A jeni kurioz të mësoni sportistët më të paguar në botë për vitin 2022? Do të befasoheni, nëse në pikën më të lartë të podiumit shpesh shohim një futbollist, këtë herë kemi një basketbollist.

Sipas renditjes së bërë nga faqja e specializuar Sportico, sportisti më i paguar në botë në 12 muajt e fundit, me të ardhura që kalojnë 127 milionë dollarë, nga të cilat 70% rrjedhin nga investimet dhe sponsorizimet (90 milionë dollarë) është Lebron James.

18 herë All-Star dhe lider i Los Angeles Lakers është ngjitur me 4 pozicione në krahasim me vitin e kaluar dhe i ka paraprirë një treshe futbollistësh:

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar. Të katër ishin atletët e vetëm që fituan më shumë se 100 milionë dollarë vitin e kaluar.

Nga futbollistët Messi është më i paguari me 122 milionë dollarë për këtë vit, Ronaldo 115 dhe Neymar 103 mln dollarë.

Mes 20 sportistëve më të paguar në botë, qëndron një femër dhe ajo është tenistia Naomi Osaka me 50 mln dollarë. /zoom.al/