zoom

Lajme

Mes lotësh, Dijonis Biba flet për takimin e fundit me nënën

Mes lotësh, Dijonis Biba flet për takimin e fundit me nënën

Dijonis Biba ka bërë një rrëfim të sinqertë mbi jetën e tij.

I ftuar këtë mbrëmje në “Kurthin e Piter Pan”, Dijonis tregon se si është larguar që në moshën 15-vjeçare në emigrimim dhe e vetmja e arsye që e kthye në Shqipëri ishte largimi i nënës së tij nga kjo botë.

Ai tregon mes lotësh takimin e fundit me nënën  e tij para se ajo të ndërronte jetë. E ndodhur në gjendje kome në spital, i vetmi reagim për të ishte një pikë loti nga sytë e saj kur ai i shtrëngoi dorën.

Dijonis po ashtu tha se pengu ma i madh është largimi i tij nga Shqipëria dhe largësia nga nëna e tij.

Alketa Vejsiu: Sa vite ke jetuar larg Shqipërisë?

Dijonis Biba: Kam jetuar disa vite me thënë të drejtën, jam larguar nga Mokra në moshën 15 vjeçare, jam larguar drejt Francës, kam jetuar disa vite atje dhe pastaj kalova direkt në Angli, domethënë pa ardhur fare në Shqipëri, direkt në Angli, jetova edhe disa vite andej dhe pastaj u ktheva.

Alketa Vejsiu: Pse u ktheve në Shqipër?

Dijonis Biba: U ktheva sepse fatkeqësisht ndërroi jetë mami, dhe nuk kisha, kurrsesi, të mos të vija t’i jepja lamtumirën e fundit. Kjo ishte arsyeja që unë erdha në Shqipëri dhe nuk kemi çfarë të bëjmë, jeta vazhdon.

Alketa Vejsiu: Si ka qenë momenti i fundit me të? Të ka lënë ndonjë këshillë, amanet, çfarë kujton prej saj?

Dijonis Biba: Në fakt, para se të vija, ajo ishte në koma. Kur erdha në Shqipëri ajo ishte akoma në koma dhe kur iu afrova afër, i shtrëngova dorën. I thash që ‘kam ardhur këtu mam’. Doktori më tha që ajo nuk i dëgjon këto fjalë, por kur unë i thash këto fjalë ajo nxori një pikë loti dhe unë e kuptova që ajo është aty.

Alketa Vejsiu: Cila është këshilla më e vyer që të kanë lënë nëna dhe e mban vëth në vesh?

Dijonis Biba: Që gjithmonë më ka mbetur vëth në vesh është që “mos na sill probleme në shtëpi”

Alketa Vejsiu: Ti ke dalë në punë që herët apo jo?

Dijonis Biba: Kam dalë që i vogël dhe nëse do më pyesje pengesa që ty të ka mbet në jetë, është që unë jam larguar nga Shqipëria që i vogël. Dhe jam penduar shumë që jam larguar nga Shqipëia sepse është dashur që të rri dhe pak të shpenzojë kohë me familjen time dhe kur e mendoj që sa kohë pa takuar mamin tim, pa qendruar me mamin tim them… nuk është vetëm dhimbja që të vret është dhe inati që unë i kam ndenjeur larg mamit, ndërkohë që unë mund të kisha mundësi që të vija.