Aplikacion
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” për oficerin e policisë, Kastriot Palushi, i arrestuar në lidhje me veprën penale të korrupsionit.
Palushi akuzohej se mori ryshfet duke premtuar shmangien nga përgjegjësia penale të një personi. AMP njoftoi dy ditë më parë se oficeri i krimeve nuk pranonte regjistrimin e kallëzimeve penale nëse bëheshin pagesa.
Palushi i ka mohuar akuzat, teksa hetimet vijojnë.
“Vleftësimin si te ligjshem te arrestimit ne flagrancë te shtetasit K. P., kryer nga oficerët e policise giyqesore me iniciative ne date 23.06.2024 ora 21,00. Caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit K. P., i dyshuar per kryerjen e veprave penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsioni pasiv ¡ personave qe ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 259/1 tê Kodit Penal, atë “arrest në burg”, me afat 15 ditë, parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.
Ngarkohet policia giyqesore për zbatimin e këtij vendimi. Kundër këtij vendimi lejohet të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve, afat ky që fillon nga e nesërmja e njoftimit te ketij vendimi”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Prokuroria duhet të sigurojë prova shtesë për çështjen gjatë këtuyre dy javëve. /ZOOM.AL/