Aplikacion
Ori Nebiaj, edhe pse ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar për jetën private, javë pas jave ka lënë të kuptohet se tashmë është “single”. Sinjalet e para u dhanë disa javë më parë, kur ajo ndodhej në Paris dhe u lidh drejtpërdrejt me emisionin që drejton. Pyetjes se me kë kishte udhëtuar, Ori u përgjigj se ishte me miqtë dhe për arsye pune. Ndërkohë, kur u ngacmua nga koleget për jetën sentimentale, ajo u shpreh me humor: “Jam atdhetare, burrin e dua shqiptar”.
Nëse kthehemi një vit pas, tabloja ishte krejt ndryshe. Në disa deklarata të rralla, Ori fliste për një dashuri të madhe dhe një lidhje të konsoliduar. Teksa ishte pjesë e një paneli si opinioniste, ajo zbuloi se prej dy vitesh ishte në një marrëdhënie serioze. Ndonëse hermetike për jetën personale, ajo vendosi ta përmendte lidhjen gjatë diskutimit për takimin me prindërit e partnerit, duke i dalë në mbrojtje Heidit.
Ori theksonte se është krejt normale të ndihesh në siklet kur takon prindërit e partnerit, sidomos në fazat e para të një lidhjeje. Ajo e ilustroi këtë me përvojën e saj personale, duke treguar se edhe pse kishte dy vite me partnerin, ende ndjente emocion dhe siklet sa herë hapej diskutimi për njohjen me prindërit e tij.
“Kam dy vite me të, por sa herë vjen diskutimi për të takuar prindërit e tij, ndihem në siklet”, ishte shprehur ajo atëherë.
Sot, rreth një vit pas asaj deklarate, duket se kjo histori dashurie ka marrë fund, edhe pse vetë prezantuesja nuk ka dhënë asnjë detaj. Ngacmimet në emisionin që ajo drejton kanë vijuar edhe së fundmi, ku Rudina u shpreh: “Ori duhet të gjejë burrë njëherë, pastaj të bëjë dasmën”, duke konfirmuar në mënyrë të tërthortë se moderatorja është zyrtarisht single.
Duke njohur natyrën e saj diskrete, është e vështirë që Ori të zgjedhë të flasë hapur për arsyet e ndarjes. Siç e ka theksuar edhe më herët, ajo preferon që jeta personale të mbetet larg vëmendjes mediatike.
“Jeta private është dhe duhet të jetë private. Unë dua që publiku të më njohë dhe të më vlerësojë për punën time profesionale, jo për lajme rozë,” është shprehur ajo në një intervistë të mëparshme.
Edhe pas kësaj historie të rëndësishme personale, gjithçka tregon se Ori Nebijaj do të vijojë të fokusohet tek karriera, duke lënë pas një kapitull të mbyllur në jetën e saj sentimentale.