Aplikacion
Nën shqyrtim u morën 32 marka makinash, ku vlerësimi u bë sipas rezultateve të testimit të modeleve individuale të veturave, si dhe testeve të besueshmërisë, sigurisë dhe kënaqësisë së pronarëve ekzistues.
Premiumi gjerman u ngjit me dy vende dhe tanimë kryeson listën. Fituesi i vitit të kaluar, Subaru zbriti në vendin e dytë, ndërsa Mini, një nënmarkë e BMW-së dhe një markë përherë e më popullore në Amerikë ndodhet në vendin e tretë.
Nga ana tjetër, vetëm një markë tjetër evropiane hyri në Top 10, Audi, që u pozicionua në vendin e 9-të. Top 10 përfundon me Kia, renditur dukshëm më mirë se motra e saj, Hyundai. Marka amerikane e pozicionuar më mirë është Buick në vendin e 12-të, ndërsa Lincoln shënoi kërcimin më të madh, me 10 vende.
Rezultate befasuese– Porsche në vendin e 14-të, Volkswagen dhe Volvo ndajnë vendin e 19-të, ndërsa Mercedes në vendin e 26-të.
Fiat, Maserati, Polestar, Ram dhe Rivian nuk u përfshinë në listë, pasi dy modele nuk i kishin të testuara./ Zoom.al
Ende e duan njëri-tjetrin, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në dyshime për divorcin e tyre