Aplikacion
“Cllevio për momentin mbahet i izoluar në ambjentet e paraburgimit në Fier. Sipas avokatit që e përfaqëson z.Erjon Sina, prokuroria e rrethit Lushnje ka ngritur ndaj tij akuzën e “thyerjes së arrestit të shtëpisë,”-shkruan Anaidi.
Më tej ai vazhdon të tregojë që kjo thyerje në fakt ka ndodhur me autorizimin e prokurores Merita Selimi për arsyje shëndetësore të Ahmetit.
“Avokati nga ana e tij deklaron se prokurorja Merita Selimi e ka autorizuar këtë të fundit për t’i dhënë leje Cllevio për arsyeje shëndetësore, t’i drejtohet spitalit të Durrësit. Prokurorja e pohon këtë gjë dhe ka kërkuar nga avokati pamjen e vizitës së Cllevio në spitalin e Durrësit, të cilat do të depozitohen sot në prokurori. Për të kaluar nga thyerje e arrestit të shtëpisë, në mosrespektim të tij,”-përfundon Kaloti.
Rikujtojmë se Cllevio disa ditë më parë, mbërriti në ambientet e lokalit të reperit Noizy se bashku me disa miq të tij me makina. Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe në momentin kur ky i fundit shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet./L.K
/Zoom.al
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike