zoom

Lajme

McKresha dhe Rozana Radi përballen pas 14 vitesh ndarje, ish-çifti injorojnë njëri-tjetrin! Ç’ndodhi në studio

McKresha dhe Rozana Radi përballen pas 14 vitesh ndarje, ish-çifti injorojnë njëri-tjetrin! Ç’ndodhi në studio

Pas më shumë se një dekade nga ndarja e tyre, Rozana Radi dhe MC Kresha janë përballur sërish në të njëjtin ambient televiziv, këtë herë në emisionin Goca dhe Gra.

Dyshja, që kanë qenë në një lidhje në vitet 2011–2012, u panë përballë pas 14 vitesh, por takimi u karakterizua nga një distancë e dukshme. Gjatë intervistës së reperit, u vu re një atmosferë e ftohtë, ndërsa Radi zgjodhi të qëndrojë e rezervuar dhe pa ndërveprim me të.

Sipas asaj që u transmetua në studio, ajo shmangu komunikimin direkt, duke u fokusuar në rolin e saj si opinioniste, ndërsa MC Kresha vijoi intervistën duke folur për temat dhe projektet e tij. Situata u duk e tensionuar sidomos në momentet kur u përmend e kaluara e tyre.

Pas përfundimit të intervistës, Rozana Radi dha edhe një reagim të drejtpërdrejtë për situatën:

“E respektoj për artistin që është. Preferova më tepër ta dëgjoja, sesa të flisja. Duke respektuar partnerët reciprokë. Nuk i zgjedh unë të ftuarit. Ia dëgjoj muzikën dhe e duartrokas në skenë.”

Deklarata e saj u interpretua si një përpjekje për të mbajtur kufij të qartë mes së kaluarës dhe jetës aktuale, duke shmangur çdo diskutim personal në publik.

Postime të lidhura