Aplikacion
Më shumë se 13 mijë familje do të marrin kompensim financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, në kuadër të procesit të shlyerjes së detyrimeve ndaj pronarëve.
ATP bën me dije se më 30 dhjetor 2025 ka përfunduar procesi i shqyrtimit për 3 527 kërkesa, të cilat kanë rezultuar të plota dhe në përputhje me kriteret ligjore të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave për procedurat e shpërndarjes së fondit të kompensimit për pronarët e pasurive të paluajtshme të prekura nga ndërtimet informale.
Sipas njoftimit zyrtar, dokumentacioni i këtyre kërkesave ka përmbushur të gjitha kushtet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi, çka ka hapur rrugën për disbursimin e fondeve përkatëse.
Fondi total që do të shpërndahet për këto 3 527 dosje arrin vlerën e rreth 1.39 miliardë lekëve. ATP sqaron se shumat individuale për secilin përfitues do të kalojnë në llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë, sapo të përfundojnë procedurat e transfertave financiare, të cilat pritet të realizohen në ditët në vijim./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit