zoom

Aktualitet

Mbeti i plagosur te Fan Noli/ Shoku i Martinit niset për kurim në Itali

Mbeti i plagosur te Fan Noli/ Shoku i Martinit niset për kurim në Itali

I mituri Luis Meçja, që mbeti i plagosur në sherrin ku u vra Martin Cani është nisur për kurim në Itali.

Mediat bëjnë me dije se Meçja u nis drejt shtetit fqinj për të marrë një kurim më të specializuar, pasi u godit 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri.

Kjo u bë e mundur edhe falë ndihmës së shqiptarëve përmes Go Found Me që familja e tij hapi, ndërsa ai qëndronte pranë spitalit të Traumës./ Zoom.al

Postime të lidhura