Aplikacion
Shqiptarët janë popullsia më e shqetësuar në Ballkan për sigurinë personale dhe rrezikun e sulmeve.
Sipas anketës së RCC-së, 61% e shqiptarëve shmangin mbajtjen e shumë parave cash për arsye sigurie, shifra më e lartë në rajon. Në krahasim, shqiptarët e Kosovës janë më pak të shqetësuar, me vetëm 44.4% që e bëjnë këtë.
Edhe frika për të dalë natën pas errësirës është më e theksuar në Shqipëri, ku 47.3% e qytetarëve shmangin daljet pas mbrëmjes. Maqedonia e Veriut ka nivelin më të ulët, vetëm 21.5%.
Megjithatë, shqiptarët janë shumë pak të prirur për të mbajtur armë, me vetëm 0.9% që posedojnë armë të ftohta ose zjarri. Kjo krahasohet me 5.2% në Maqedoninë e Veriut.
Investimet në sigurinë e shtëpive po rriten në rajon, sidomos për sistemet e videovëzhgimit dhe alarmet kundër vjedhjes. Në Shqipëri, 16.4% e familjeve kanë instaluar pajisje të tilla, më pak se vendet fqinje. Shqiptarët gjithashtu nuk e mbështesin survejimin publik, me 38% që shprehin pakënaqësi./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit