zoom

Aktualitet

Mashtrim i ri online me gjobat e makinave, policia jep alarmin

Mashtrim i ri online me gjobat e makinave, policia jep alarmin

Autoritetet shqiptare kanë ngritur alarmin për një skemë të re mashtrimi online që po qarkullon përmes mesazheve, ku përdoruesve u kërkohet në mënyrë të rreme të paguajnë gjoba të automjeteve në emër të platformës shtetërore e-Albania.

Sipas Policisë së Shtetit, qytetarët po marrin mesazhe që paraqiten si njoftime zyrtare për shkelje të shpejtësisë ose gjoba trafiku.

Këto mesazhe përmbajnë linqe të dyshimta që çojnë në faqe të falsifikuara, të krijuara me qëllim vjedhjen e të dhënave personale dhe bankare.

Autoritetet theksojnë se këto njoftime nuk kanë asnjë lidhje me institucionet shtetërore dhe janë pjesë e një skeme mashtruese të organizuar në mënyrë të sofistikuar.

Qytetarëve u është bërë thirrje që të tregojnë kujdes maksimal, të mos klikojnë asnjë link të dërguar nga numra të panjohur dhe të mos fusin të dhëna personale në faqe që nuk janë zyrtare. Gjithashtu, rekomandohet përdorimi vetëm i adresës së verifikuar të platformës https://e-albania.al për çdo shërbim./ Zoom.al

Postime të lidhura