zoom

Aktualitet

Masakra në Kanada, gjendet i vdekur një prej vëllezërve në kërkim

Policia kanadeze ka gjetur trupin e një prej dy vëllezërve, në kërkim për sulmin masiv me thikë që la 10 të vdekur dhe 18 të plagosur në provincën e Saskatchewan të dielën.

Një oficer tha se Damien Sanderson, 31 vjeç, kishte plagë që nuk dukeshin të shkaktuar nga vetë ai, por nuk dha detaje.

Ai u gjet në James Smith Cree Nation, komuniteti indigjen ku jetonin shumica e viktimave. Vëllai i Sanderson, Myles është ende në arrati dhe konsiderohet tejet i rrezikshëm nga policia.

Masakra ka tronditur provincën zakonisht paqësore. Policia po heton 13 skena të ndryshme krimi.

Motivet e të dyshuarve mbeten të panjohura.