zoom

Aktualitet

E rëndë në Tiranë, 63-vjeçari tenton flijimin duke u vetëdjegur me benzinë. Policia jep detajet

Një ngjarje dramatike ka ndodhur sot në kryeqytet. Raportohet se një 63-vjeçar tentoi të vetëdigjet në orët e mesditës në Tiranë.

Policia bëri të ditur se si pasojë burri me inicialet N.Ah., është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur në Unazën e Madhe, në afërsi të Farkës.

“Rreth orës 12:30, në Unazën e Madhe, krahu lindor me drejtim lëvizje Teg, (në afërsi të Farkës), ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse, dyshohet benzinë, shtetasi N. Sh., 63 vjeç. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, tha policia.

Mbeten mister rrethanat dhe motivet e aktit të mbetur në tentativë. Pista e parë e policisë është gjendja depresive nga e cila vuante i ndjeri. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /ZOOM.AL/