zoom

Lajme

Romeos s’i del inati me produksionin e Big Brother, heq nga Instagrami Ledion Liçon

Aktori Romeo Veshaj ka treguar se ka pakënaqësi ndaj produksionit të Big Brother me lëvizjen e tij të fundit.

Pasi nuk u shfaq në festën e finales së BBVA dhe as në post-BBVA duke ngritur pikëpyetje nga ndjekësit, Romeo është “bërë i gjallë” në Instagram. Së fundmi ai ka hequr nga lista e shokëve moderatorin Ledion Liço, me të cili herë pas here ka pasur edhe debate.

Romeo doli i treti në BBVA 3 duke u bërë kështu Veshaj i dytë që nuk e fiton këtë reality. Aty ai nisi një lidhje me Heidin, e cila doli finalistja e katërt.