zoom

Slider

Martinez tregon tradhëtinë: Lukaku më habit me veprimin që beri kur e telefonova

Romelu Lukaku është kthyer në një tradhtar të madh te Interi.

Pavarësisht se e veshi dy herë fanellën zikaltër dhe në rikthim u duk se belgu ishte penduar për mënyrën sesi u largua, këtë herë situata përfundoi më keq.

Sulmuesit u lakua për të shkuar te Juventusi dhe në atë moment ishin disa lojtarë të Interit që e telefonuan për të mësuar të vërtetën.

Por për çudi, ashtu siç e ka thënë edhe vetë Lautaro Martinez, telefoni nuk është ngritur nga sulmuesi i Chelsea-t.

“Është e vërtetë që jam shumë i zhgënjyer nga Lukaku. Unë u përpoqa të kontaktoja me të gjatë atyre ditëve kaotike, por ai nuk më ktheu kurrë përgjigje. Të njëjtën gjë u përpoqën edhe shokët e tjerë të skuadrës, por as atyre nuk iu përgjigj. Ai me të vërtetë më zhgënjeu. Por ky është vendimi i tij dhe i dëshiroj gjithë të mirat”, tha Lautaro. /zoom.al/