zoom

Të gjitha

Marina Vjollca sic nuk e kemi parë ndonjëherë, sfilon për stilisten e njohur

Jemi mësuar ta shohim në skenë duke prezantuar, duke kërcyer, madje shpeshherë edhe duke aktruar, mirëpo Marina Vjollca është si një kuti me surpriza që nuk resht së na lëni pa fjalë. Moderatorja ka sfiluar për koleksionin e ri vjeshtë/dimër të stilistes së famshme Elisabetta Franchi.

Ditën e djeshme, ajo u shfaq në pasarelën milaneze me vetëbesimin dhe shkëlqimin e një modeleje të vërtetë, një moment ky që me siguri u ka ngritur zemrat peshë të gjithë dashamirësve të saj. Prej dy vitesh ajo është ambasadore e markës italiane në Shqipëri, madje Elisabetta Franchi ndan vazhdimisht në Instagramin e saj fotot e Marinës. / M.C/