zoom

Të gjitha

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi bëhen prindër për herë të parë

Moderatorja Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj, këngëtari i njohur, Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë.

Mësohet se çifti ka mirëpritur në jetën e tyre një vajzë.

Lajmi është bërë i ditur nga motra e Marinës, Luana, teksa ka publikuar një status në Instastory, ku shkruan “Ndjesia më e bukur në botë” dhe në sfond ka zgjedhur ngjyrën rozë, duke nënkuptuar kështu edhe gjininë e bebes.


Kujtojmë se Marina zbuloi se është në pritje të ëmbël në fund të muajit gusht, pas katër vitesh martesë me këngëtarin.

“Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka!”- shkroi në atë kohë Marina krahas fotove.