Aplikacion
Kryetarja e opozitës në Venezuelë, María Corina Machado është fituesja e Nobelit për Paqen 2025.
“Puna e saj e palodhshme në promovimin e të drejtave demokratike për njerëzit e Venezuelës dhe përpjekjet e saj për një tranzicion të paqtë nga diktatura në demokraci” janë argumentet e Komisionit norvegjez të çmimeve Nobel që i dhanë fitoren Machado.
Komisioni zgjodhi të përqëndrohet në Venezuelë në këtë kohë, në një vit të dominuar nga deklaratat e përsëritura publike të Presidentit të SHBA Donald Trump se ai meriton Çmimin Nobel për Paqen.
Përpara shpalljes, ekspertët e çmimit kishin thënë se Trump nuk do ta fitonte atë pasi ai po shkatërron rendin botëror ndërkombëtar që vlerëson komiteti Nobel.