Aplikacion
Sa i takon Komisionit Hetimor për Inceneratorët, ministri Manja theksoi se ai komision pati disa gjëra pozitive, sepse tregoi se reforma në drejtësi po funksionon dhe ka nisur të ecë drejt e jo me zigzage.
“Ato milionat që i hedhin në hava si pa të keq, se kolegët e opozitës i kanë gjethe dushku, do paguhen deri më 2047. Miqtë e mi të opozitës, të të gjitha opozitës, punojnë për dekadat e ardhshme. Këto kanë aftësi të kapin korrupsionin më 2050, që tani. Unë uroj ta kenë jetën e gjatë e të kapin korrupsionin më 2050, por shërbimin po ja bëjnë që sot. Këta mbase mendojnë se do vijnë më 2050 në pushtet, kur asnjëri prej jush nuk do jetë në këtë sallë.
Nuk janë valixhe që i merr dikush e ikën me vrap, por janë kontrata, inceneratorët janë aty. Fakti është fakti, 29 është 29 dhe 38 është 38. Kjo ishte e gjitha marrëzi dhe furtunë e ngritur prej muajsh, që edhe si gënjeshtër nuk arrin dot, e jo më të kalojë abuzimin në Rrugën e Kombit.
Gjithsesi, komisioni nxori të vërtetën, tregoi se reforma në drejtësi po funksion, ka nisur të ecë drejt e jo me zigzage. Parlamenti më në fund ju kthye normaliteti. Ata që kanë shkelur ligjin, kanë punë me drejtësinë dhe kjo duhet të bëhet normë në këtë vend. Nuk ka drejtësi mediatike, as politike, as miske, ka vetëm një drejtësi, drejtësia që japin gjykatat e vendit. Si profesionist i fushës, ju siguroj se janë më të mirë se të gjithë ne. Mbas asaj seance maratonë, ku për herë të parë kryeministri, një njeri i përgjegjshëm, dha shpjegime të hollësishme, tani është momenti që në këtë sallë të mos flitet më për këtë temë, por të lëmë SPAK e drejtësinë, të japë drejtësi. Drejtësi hajnash nuk do të ketë më në këtë vend”, u shpreh Manja.
6 plagë në trup/ Spitali i Traumës tregon gjendjen shëndetësore të shokut të Martinit