zoom

Sport

Manchester United gati të thyejë rekordin e transferimeve në Angli për yllin e Napolit

Manchester United dëshiron sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen, dhe janë të gatshëm ta bëjnë blerjen më të shtrenjtë në histori të Premier League.

“Daily Mail”, raporton se United po përgatit një ofertë që do jetë mbi 120 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin e talentuar.

Në rast se operacioni do të mbyllet me sukses, kjo do të jetë shitja më e shtrenjtë në historinë e Napolit, duke tejkaluar 90 milionë euro që Juventusi pagoi për Higuain në verën e vitit 2016.

Osimhen është “ylli” i skuadrës kryesuese të Serie A. Nigeriani ka shënuar 16 gola në 17 ndeshje në elitën e futbollit italian këtë sezon me një mesatare një gol për 89 minuta. /zoom.al/