zoom

Lajme

Manchester City përgatitet për largimin e Guardiolës, trajneri që pritet ta zëvendësojë

Manchester City përgatitet për largimin e Guardiolës, trajneri që pritet ta zëvendësojë

Manchester City po përgatitet për largimin e Pep Guardiolës pas ndeshjes së së dielës në Premier League kundër Aston Villas.

Burime thanë për BBC Sport se trajneri i madh pritet të largohet nga stadiumi Etihad në fund të sezonit.

City eshtë shprehur se Guardiola ka një kontratë për sezonin e ardhshëm dhe shpreson që ai të mbetet trajner.

Megjithatë, puna drejt largimit të tij të parashikuar është duke u zhvilluar në klub, me anëtarët e stafit që kanë rënë dakord që ai do të largohet.

Ata po parashikojnë gjithashtu largimin e tij pas ndeshjes së fundit të sezonit kundër Villas, ndërsa klubi e ka kthyer vëmendjen drejt mënyrës më të mirë për të shënuar mandatin e trajnerit të tyre ikonik.

Ish-trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, i cili punoi nën drejtimin e Guardiolës te City, është favoriti për të zëvendësuar 55-vjeçarin.

Guardiola e ka udhëhequr Cityn drejt 17 trofeve të mëdha – dhe 20 në total – duke përfshirë gjashtë tituj të Premier Ligës, Ligën e Kampionëve, tre Kupa FA dhe pesë Kupa EFL gjatë 10 viteve të tij te City.

Trajneri më i madh i klubit konsiderohet gjerësisht si një nga trajnerët më të mirë të të gjitha kohërave dhe mund ta përfundojë ende periudhën e tij të shkëlqyer në stadiumin Etihad me një titull të shtatë lige, pasi tashmë ka fituar Kupën FA dhe Kupën Carabao këtë sezon.

Spekulimet rreth të ardhmes së trajnerit kanë qenë të shumta për muaj të tërë, me pyetjen rreth qëndrimit të tij te City që shpesh ngrihet në konferencat për shtyp.