zoom

Lajme

Manchester City “blindon” mbrojtësin portugez

Manchester City “blindon” mbrojtësin portugez

Ruben Dias është kthyer në një lojtar kyç për formacionin e Pep Guardiolës te Manchester City. Mbrojtësi ka edhe dy vite kontratë me “qytetarët”, por do të zgjasë bashkëpunimin.

Sipas asaj që raportohet nga “The Athletic”, palët kanë arritur akordin mes tyre, për të rinovuar kontratën.

Dias u bashkua me Manchester Cityn në vitin 2021 nga Benfica dhe ka rezultuar goditje e rëndësishme në merkato.

Portugezi ka fituar çdo trofe të mundshëm me anglezët, ku ka qenë protagonist absolut në skemat e trajnerit Guardiola.

Për të shmangur një larg surprizë, te City kanë bërë gati rinovimin, për të “blinduar” mbrojtësin.