zoom

Aktualitet

Malltezi para SPAK akuza qeverisë e drejtësisë: Lolot e Ramës kërkojnë llogari, toka e pronarëve!

Jamarbër Malltezi në një dalje për mediat, e para pas lirimit të tij nga burgu, lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Rama dhe institucioneve të drejtësisë.

Ai tha se nuk ka bërë asnjë shkelje sa i takon procedurave të privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ai tha se po arrestohen njerëz kot, kur nuk ka asnjë dëm.

“Lolot e Ramës i kërkojnë llogari si ju kthye prona 100 familjeve.

Pronarët duhet të paguajnë objektet e shkatërruara, edhe për uzurpoatorët, ndërkohë Bolino vjedh shkollat e kalamajve.

Toka është shpronësuar nga Jakemane, tualeti i PS e Jakomonin e njeh për Jakomane.

U vërtetua se toka ishte e pronarëve familje tiranase. Klubi Partizani nuk ju kthye Malltezit por 100 familjeve pronare.

Në këtë çështje edhe vetë PS nuk e pranon që nuk ka dëm. Po burgosin njerëz me shfaqe kur nuk ka dëm. Shteti ka përfituar 800 mijë dollarë nga privatizimi”, tha ai. /ZOOM.AL/