zoom

Aktualitet

Makina hyn kundravajtje dhe i del para urbanit, si ndodhi aksidenti në Tiranë me 5 të plagosur

Një aksident ka ndodhur paraditen e së mërkurës në Sauk, ku një makinë është përplasur me një urban të linjës së Petrelës.

Mësohet se shoferi i makinës ka hyrë kundravajtje duke i dalë para autobusit dhe ka shkaktuar aksidentin.

Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale I. A., dhe një pasagjere në urban të cilët ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ndërsa 3 pasagjerë të tjerë pas kontrollit mjekësor, janë larguar nga spitali.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.05.2023, në Sauk, janë përplasur autobusi me drejtues shtetasin B. H., me automjetin me drejtues shtetasin I. A.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi I. A., dhe një pasagjere në autobus, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tre pasagjerë të tjerë, pas kontrollit mjekësor, janë larguar nga spitali.

Nga verifikimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit, shtetasi I. A., ka hyrë kundravajtje duke i dalë para autobusit dhe ka shkaktuar aksidentin.

Po kryhen procedurat për ndalimin e shtetasit I. A.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.