zoom

Lajme

Macron rikthehet në Shqipëri/ Vizitë zyrtare në maj

Macron rikthehet në Shqipëri/ Vizitë zyrtare në maj

Pas një muaji, Shqipëria do të mirëpresë sërish Presidentin e Francë, Emmanuel Macron.

Kjo do të jetë vizita e dytë zyrtare për presidentin francez në Tiranë, i cili do të rikthehet më 16 maj.

“Mbështetja e palëkundur e Francës në rrugën tonë evropiane është e paçmuar dhe jemi sinqerisht mirënjohës për këtë mbështetje, e cila forcon vizionin tonë të përbashkët për një Evropë të bashkuar dhe të begatshme.

Ne shpresojmë shumë që të vazhdojmë të kemi këtë mbështetje, veçanërisht për mbajtjen e Konferencës së Katërt Ndërqeveritare, e cila urojmë të zhvillohet në ditët në vijim, sikurse edhe për hapjen e kapitujve të tjerë të mbetur brenda 2025-s deri në arritjen e objektivit tonë të qartë si kristali: mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027”, njoftoi ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Presidenti francez Emanuel Macron do të rikthehet në Tiranë në muajin maj, në vizitën e dytë zyrtare në Shqipëri që korrespondon edhe me Samitin e Komunitetit Politik Europian të 16 Majit.

Presidenti Macron vizitoi Shqipërinë për herë të parë në një vizitë zyrtare më 16 tetor 2023, ku u prit me ceremoni shtetërore nga presidenti Bajram Begaj, ndërsa në fokus të takimit ishin marrëdhëniet mes dy vendeve, si edhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si kultura, arsimi, ekonomia apo energjia./ Zoom.al

Postime të lidhura