zoom

Slider

Lukaku çështje te Chelsea, Pochettino tregon çfarë po planifikon për belgun

Chelsea do të ndeshet këtë të diel me West Ham në kuadër të javës së dytë të Premier League, dhe duke folur për mediet mëngjesin e sotëm, trajneri i “Bluve” të Londrës, Mauricio Pochettino, iu rikthye edhe njëherë çështjes “Lukaku”.

Pochettino theksoi se ishte informuar për rastin e sulmuesit Romelu Lukaku përpara se të firmoste dhe shton se ai nuk është pjesë e planeve.

“Situata me Romelu ishte e qartë para se të mbërrija. Nuk na mbetet asgjë për të bërë. Nuk është vetëm një këndvështrim, janë dy. Ne duhet të gjejmë zgjidhjen më të mirë për të dyja palët, jo vetëm për klubin. Jemi në këtë pikë sepse duhet t’i shohim gjërat nga dy këndvështrime. Të dyja palët duhet të arrijnë një marrëveshje. Stafi im dhe unë u informuam përpara se të nënshkruanim me Chelsea-n, ne kishim ide të qarta për secilin lojtar”-tha trajneri argjentinas. /zoom.al/