zoom

Aktualitet

Kërkimet për trupat e nënës dhe dy fëmijëve në lumin Buna, Mbrojtja Civile i kërkon ndihmë Ushtrisë

Teksa operacioni i kërkimit vijon, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka bërë një kërkesë zyrtare Forcave të Armatosura, që të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në operacionin e policisë, RENEA dhe FNSH.

Kjo kërkesë u bë për gjetjen e tre trupave të pajetë që dyshohet se janë mbytur në lumin Buna, nënës Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj, pasi i treti u gjet dje.

Njëra prej kufomave u gjet rastësisht nga një peshkatar. Kërkesa zyrtare është bërë nga drejtuesi për veriun i AKMC Besnik Hysaj në drejtim të FA dhe pritet që tashmë në këtë operacion të jenë të pranishëm edhe forcat e ushtrisë.

Kërkimet për gjetjen e trupave po vijojnë në mënyrë intensive në lumin Drin dhe Bunë. Mbrëmjen e djeshme ka pasur shkarkime nga hidrocentrali i Vau Dejës, gjë e cila ka turbulluar ujin duke e bërë më të vështirë gjetjen e tre kufomave të tjera. /ZOOM.AL/