zoom

Bota

Lufta në Gaza, Turqia i vendos sanksione Izraelit

Turqia njoftoi se ka vendosur sanksione të tjera ndaj Izraelit, duke vendosur edhe kufizime në eksportin e produkteve nga 54 kategori të ndryshme, deri në shpalljen e një armëpushimi në Gaza.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria Turke e Tregtisë, ndërsa masat do të hyjnë në fuqi menjëherë.

Autoritetet njoftuan se kufizimet do të përfshijnë produktet e hekurit dhe çelikut, pajisjet dhe produktet e ndërtimit, makineritë dhe disa kategori të tjera.

Turqia është kundër Izraelit dhe luftës në Gaza dhe ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. /ZOOM.AL/