zoom

Bota

Lufta Iran-Izrael/ Ambasada amerikane njoftim të rëndësishëm

Lufta Iran-Izrael/ Ambasada amerikane njoftim të rëndësishëm

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët amerikanë që ndodhen jashtë SHBA.

Sipas deklaratës, konflikti në rritje mes Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje të përkohshme të hapësirës ajrore në disa vende të Lindjes së Mesme.

“Ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të SHBA jashtë vendit”, thuhet në paralajmërimin zyrtar.

Departamenti i Shtetit u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimeve dhe të informohen para çdo lëvizjeje.

“Ju lutemi, lexoni me kujdes paralajmërimet e udhëtimit, informacionet për vendin që do të vizitoni dhe çdo njoftim sigurie të fundit në faqen zyrtare: travel.state.gov/destination,” njofton Ambasada.

Postime të lidhura