zoom

Slider

Luciano Moggi analizon Lazio-n: I mungon Tare, ndihen mungesa dhe lëvizjet e tij

Igli Tare u largua pas 18 vitesh bashkëpunim me Lazio.

Ish-sulmuesi shqiptar arriti një sukses të jashtëzakonshëm në rolin e drejtorit sportiv, duke u cilësuar edhe si një prej më të mirëve në Serie A.

Luciano Moggi ka thënë për “Notizie” se mungesa e Igli Tares është e ndjeshme në klubin bardhekaltër.

“Për mendimin tim, Tare i mungon disi. Grupi mund të vërë re mungesën e një menaxheri më shumë në klub. Lotito është atje, megjithatë, për mua ai është një fenomen. Ai mund të jetë president dhe gjithashtu menaxher i përgjithshëm. Më pëlqen spontaniteti i tij”, tha Moggi. /zoom.al/