Aplikacion
Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Joz Marku ka komentuar marrëdhënien me Loredana Bratin.
I ftuar në emisionin “Live From Tirana”, këngëtari u shpreh se “Loredana ka marrë një drejtim jo të mirë”.
Gjithadhtu shtoi se ajo “po frekuenton njerëz të papërshtatshëm”, duke lënë të nënkuptohet një lidhje e mundshme me reperin Don Xhoni.
Vetëm pak kohë pas publikimit të intervistës, Loredana bëri një postim në “Instagram”, ku shihet në shoqërinë e gazetarit Eraldo Rexho.
Fotoja ishte e shoqëruar me mbishkrimin “Shoqëria e keqe”, që nga ndjekësit është interpretuar si një përgjigje thumbuese dhe ironike ndaj deklaratave të Jozit.



