Aplikacion
Liverpool bën detyrën dhe fiton 3-1 ndaj Sheffield United, duke kapur përsëri kryesimin e Premier. “The Reds” realizuan në minutën e 17-të me Nunez, duke ndezur kështu festën në stadium.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 ndërsa fraksioni i dytë ishte “zjarr”. Mysafirët vendosën ekuilibrat në fillimin e pjesës së dytë, falë një autogoli të Bradley.
Ekipi i Klopp shtoi presionin dhe u shpërblye me gol në të 76-tën nga Mac Allister. Në fund pati kohë edhe për Gakpo.
Me këtë rezultat, Liverpool kryeson me 70 pikë, i ndjekur nga Arsenal dhe City. Ndeshja e radhës për pretendentët për titull është ndaj Manchester United, në transfertë. /ZOOM.AL/