zoom

Bota

Lista e re e miliarderëve që drejtojnë Botën, Bezos i merr podiumin Musk vetëm për 2 miliardë

Rifreskohet përsëri lista e miliarderëve që aktualisht drejtojnë Botën me pasuritë e tyre zyrtare dhe të ligjshme.

Themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos, është rikthyer momentalisht si njeriu më i pasur në botë. Ai ka kaluar edhe Elon Musk në këtë renditje, siç raporton “Bloomberg”.

Renditja e njerëzve më të pasur në botë vjen pas disa vitesh, pasi klasifikimi i fundit ishte bërë në vitin 2021.

Bloomberg raporton se pasuria neto e Bezos është 200 miliardë dollarë, teksa e Musk është 198 miliardë dollarë.

Në krye të miliarderëve të botës janë Bezos, Musk dhe bosi francez i modës Arnault, bazuar në ndryshimet në tregje dhe në ekonomi. /ZOOM.AL/