zoom

Aktualitet

LISTA E PLOTE/ Gjyqtarët dhe prokurorët që janë burrë e grua

Nga afro 300 gjyqtarë dhe prokuror që kanë kaluar deri më tani në procesin e vettingut, gati 62 për qind e tyre ose janë shkarkuar, ose kanë dhënë dorëheqjen. Pra, thënë ndryshe, vetëm 38 për qind ose afro 110 subjekte të vettingut kanë mundur ta kalojnë me sukses procesin e rivlerësimit.

Nga këta një pjesë e mirë janë të martuar ose bashkëjetues me njeri-tjetrin. Zoom.al ka identifikuar të paktën 8 çifte që janë pjesë e sistemit të drejtësisë, ku njëri nga partnerët është gjyqtar dhe tjetri prokuror. Ka edhe nga ata që janë të dy pjesë e gjyqësorit.

Çifti më i famshëm i sistemit të drejtësisë është ai Sokol Sadushit dhe Edlira Petrit. Sadushi është zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë, ndërsa bashkëshortja e tij, Edlira Petri gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Një tjetër çift në sistemin e drejtësisë është edhe ai i Arens Çelës dhe Arbena Ahmetit. Çela është prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme ndërsa Ahmeti gjyqtare e Gjykatës Administrative të Tiranës.

Pjesë e sistemit të drejtësisë janë edhe bashkëshortët Bezart Kaçkini, i cili është gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë dhe Elida Kaçkini, prokurore në Prokurorinë e Tiranës.

Markelian Koça, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Elda Vrioni, gjyqtare e Gjykatës Administrative, janë gjithashtu bashkëshortë.

Një tjetër çift që është pjesë e sistemit të drejtësisë është edhe ai i Enerjeta Shehajt, gjyqtare e Gjykatës Administrative dhe prokurorit të Lezhës, Erjon Shehaj.

Gjithashtu pjesë e sistemit është edhe çifti Gentiana Muça, gjyqtare e Gjykatës së Tiranës dhe Arjan Muçaj magjistrat në Prokurorinë e Tiranës.

Burrë e grua në sistemin e drejtësisë janë edhe Gentian Hamiti, gjyqtar i Gjykatës Administrative dhe Armida Hamiti, prokurore e Prokurorisë Tiranë.

Çifti më i ri është ai i gjyqtarit të Gjykatës së Durrësit, Florian Kalaja dhe gjyqtares Ina Hoxha.

 

 

 

Gjyqtaret dhe prokurorët që janë burrë e grua

 

Sokol Sadushi (gjyqtar)- Edlira Petri (gjyqtare)

Arbena Ahmeti (gjyqtare)– Arens Çela (prokuror)

Bezart Kaçkini (gjyqtar) – Elida Kaçkini (prokurore)

Elda Vrioni (gjyqtare) – Markelian Koça (gjyqtar)

Enerjeta Shehaj (gjyqtare) – Erjon Shehaj (prokuror)

Gentiana Muçaj (gjyqtare) – Arjan Muçaj (magjistrat)

Gentian Hamiti (gjyqtar) – Armida Hamiti (prokurore)

Florjan Kalaj (gjyqtar) – Ina Hoxha (gjyqtare)