Aplikacion
Ky takim vjen mes përpjekjeve për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës dhe për të parandaluar shndërrimin e tensioneve përgjatë kufirit Izrael-Liban në një konflikt më të madh.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po merr pjesë në bisedimet me homologët e tij nga Britania, Franca, Gjermania dhe Italia, pas një ndalese që bëri më herët në Egjipt për diskutime mbi mënyrat për të çuar përpara negociatat për konfliktin në Rripin e Gazës.
Sekretari Blinken tha të mërkurën se është bërë përparim në një propozim për marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës gjatë muajit të fundit, por tani Izraeli dhe Hamasi duhet të tregojnë “vullnet politik” për të arritur një marrëveshje mes tyre.
Ndërkohë, sulmet e paprecedenta të dy ditlve të fundit në Liban ka rritur më shumë frikën për përshkallëzim të situatës.
Pas sulmeve vdekjeprurëse kibernetike, kreu i grupit militant të Libanit, Hezbollah u zotua për hakmarrje ndaj Izraelit.