zoom

Aktualitet

Linda Rama gjyshe për herë të parë, vajza e saj sjell në jetë një djalë

Linda Rama gjyshe për herë të parë, vajza e saj sjell në jetë një djalë

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama është bërë gjyshe. Vajza e Linda Ramës, nga martesa e saj e parë, Rea është bërë nënë.

Ky është fëmija i parë për Rean e cila ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes publike dhe si e tillë, nuk dihet ende asgjë për partnerin e saj.

Rea prej një viti gjithashtu nuk është aktive as në rrjetet sociale dhe mesa duket ia ka kushtuar të gjithë vëmendjen bebit të saj.

Rea është vajza e Lindës dhe Thanas Xhillarit, i cili është pedagog në fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Rea ka studiuar jashtë Shqipërisë për arkitekturë dhe zotëron një biznes, laborator dizanji.

Postime të lidhura