Aplikacion
Ende sot nuk mungon plagjiatura, vjedhja apo kopjimi deri në masë ekstreme, sidomos kur bëhet fjalë për emisione humori, investigative apo edhe kulturore.
Nisim me “Përputhen”. Vajza të bukura që i drejtohen një emisioni për të gjetur ose jo partnerin e jetës. Një filozofi e “Uomini e donne”.Shqipëria e ka marrë te gatshme këtë formulë. Duke mos u munduar të krijojë dicka të vërtetë padyshim do drejtohet drejt plagjaturës kjo edhe për shkak të kostove ekonomike.
“Uomini e donne” është një program televiziv italian, i ideuar dhe drejtuar nga Maria De Filippi , transmetuar në Canale 5 nga 16 shtatori 1996 .
Në të trajtohen probleme dhe çështje rinore, në një kontekst televiziv që u jep hapësirë opinioneve të pjesëmarrësve. “Uomini e donne” fillimisht u konceptua si një vend ku një çift mund të tregonte historinë e tij për ta diskutuar atë me publikun.
Që nga janari i vitit 2001, programi, duke mbajtur të njëjtin titull, ka marrë një format krejt tjetër, duke u kthyer në një program takimesh që synojnë të japin mundësinë e krijimit të marrëdhënieve të reja romantike. Në sezonin 2016/2017 dhe 2017/2018 transmetimi, në versionin e tij klasik, ishte i hapur edhe për homoseksualët , ndërsa në sezonin 2021/2022 mirëpret transgjinorin e parë.
Në sezonin 2020/2021, il Trono Classico ed il Trono Over janë bashkuar, duke mos u regjistruar dhe transmetuar më në episode të ndryshme dhe pas shumë vitesh krijohet një skenografi e re për studion. Po në të njëjtin sezon, duke filluar nga episodi i 26 nëntorit 2020, miratohet një tingull i ri muzikor (d.m.th. motivi që shoqëron hyrjen e tronistëve, paditësve, zonjave dhe kalorësve), duke zëvendësuar atë të mëparshmin, i cili ishte në përdorim që nga viti.
Përputhen teknikisht ruan të njëjtën linjë duke synuar krijimin e marrëdhënieve mes njerëzve. Ai nxit debat, hap tema për diskutim, bëhet viral me personazhet në media, që në Shqipëri herë pas herë është bërë objekt diskutimi për mënyrën se si operojnë brenda këtij formati personazhet, që në të shumtën e rasteve thuhet se veprohet me skenar duke mos i lënë mundësi atyre që të ndërveprojnë të lirë.
Një rast tjetër, por që së fundmi po nxit një debat të fortë është emisioni i dy binjakëve Veshaj. E bërë e ditur që gjatë puntatave të fundit të Big Brother Vip dhe e shoqëruar më pas (siç gojëdhënat thonë) me probleme e me debate me familjen Hoxha, të dy vëllezërit ia arritën që ta sillnin emsionin e tyre para publikut me emrin “Më lër të flas”.
Një dëshirë e cila ishte prej kohësh në mendjen e Donald Veshajt, erdhi për publikun në Top Channel. Me të ftuar të njëpasnjëshëm, debate të diskutuara dhe personazhe pikantë, Veshajt ia dolën të fitonin zemrën e audiencës. Por kjo gjë mund t’i kthehet bomerang, pasi një “skandal” është zbuluar kohët e fundit.
Videoja-promo fillonte me dy çifte dhe kryesori ishte Donald Veshaj, që teksa qeshnim rreth një batute që “i dashuri” i njërës prej vajzave bën, Veshaj pyet:
Donald Veshaj: Banjo ku është ?
Vajza: Atje kthehu djathtas
Donald Veshaj: Pra është në kuzhinë
Vajza: Poo
Hahahahaha dhe më pas shihet duke u mbyllur në tualet.
Por i njëjti skenar, përmbajtje dhe e njëjta ide është edhe te emisioni i njohur italian “A casa della tue ragazza”. Edhe këtu kemi të bëjmë me dy çifte të cilët thonë të njëjtat fjalë dhe skenari është po i njëjtë në çdo detaj.
Disa faqe në Instagram kanë zbuluar se skenat nga emisioni janë të kopjuara. Batutat janë të kopjuara nga grupi italian “The Jackal”, të cilët postojnë video në YouTube. Siç shihet emisionet janë identike, ndërsa binjakët nuk janë thjesht frymëzuar nga emisioni italian, por e kanë kopjuar atë fjalë për fjalë. Shihet se edhe loja me karaoke është e kopjuar nga Jimmy Fallon, i cili e bën këtë lojë në emisionin e tij “The Tonight Show”. Në puntatën e fundit të emisionit “Më lër të flas”, ku ishin të ftuara Megi Pojani dhe Beniada, vajzat duhet të këndonin karaoke me një këngë të njohur. Ato duhej të dinin tekstin, përndryshe do spërkateshin nga mikrofoni me qumësht.
Ndryshe nga java e kaluar ku në vend të qumështit u spërkat ujë në fytyrat e reperave Mc Kresha dhe Lyrical, ky veprim ngjalli reagime të forta nga fansat. Shumica i konsideruan këto veprime mjaft seksiste kundrejt vajzave. Njerëz të shumtë kanë shpërthyer në kritika, teksa vetë dy autorët nuk kanë bërë asnjë reagim. Megjithatë, nuk dihet nëse idea ka qenë e tyre apo e ndonjërit prej bashkëpunëtorëve të stafit dhe Veshajt nuk janë në dijeni.
Sidoqoftë, me kalimin e kohës zhurma e madhe do të zhduket si për gjithçka tjetër dhe televizionet shqipatare do të vazhdojnë mbushjen me emisione plagjiaturë./L.K
/Zoom.al