Aplikacion
Lim Hoti është bërë një nga personazhet më të komentuar të momentit pas pjesëmarrjes së tij në spektaklin “Ferma VIP”.
Aty ai ka treguar për herë të parë disa aspekte të jetës së tij private, mes të cilave edhe faktin që është baba i një djali 10-vjeçar, një detaj që nuk ishte i njohur më parë për publikun.
Gjatë eksperiencës në reality show, Limi ka folur shpesh për marrëdhënien e tij të ngushtë me të birin, duke theksuar se, edhe pse kanë kaluar periudha të gjata larg njëri-tjetrit, lidhja mes tyre është shumë e fortë.
Në një postim në Instagram, ai ka ndarë një foto të të birit me rastin e ditëlindjes dhe e ka shoqëruar me një dedikim të ndjerë: “Gëzuar ditëlindjen bir. Të dua.”

Më herët, në Ferma VIP, Limi tregoi: cËshtë shumë i zgjuar. Është vetëm 10 vjeç dhe flet turqisht, gjermanisht dhe anglisht. Por ka një mentalitet amerikan. Erdhi para gjashtë muajsh, pasi nuk e kisha parë për katër vite me radhë. Më tha: ‘Premto që nuk do më lësh më.’ Dhe unë mendova me vete: Sa i mençur është. Nuk kam dashur të ndërhyj në kujdestari, sepse mendoj që i shkakton stres fëmijës. Por kur të rritet, do kuptojë gjithçka,” tregoi ai.

Limi rrëfeu gjithashtu se e kishte lënë djalin kur ishte vetëm 2 vjeç dhe më pas e kishte takuar vetëm një vit më vonë./ Zoom.al