Aplikacion
Lim Hoti është një nga personazhet më në qendër të vëmendjes të këtij sezoni në “Ferma Vip”. Emri i vërtetë i tij është Blerim Hoti dhe është i njohur në rrjete sociale për shkak të miqësisë së tij me repera, ku dhe është bërë pjesë e disa videoklipeve.
Disa kohë më parë Limi ka qenë i njohur edhe për shkak të lidhjes së tij me Irsin, vajzën e modeles së njohur të fitnesit, Dorina Memës. Lidhja e tyre ka qenë publike dhe madje ata postonin shpesh herë foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Irsin është mjaft e njohur në rrjete sociale dhe shpesh herë është bërë pjesë e mediave për shkak të mamasë së saj.

Gjithashtu Limi ka qenë në një lidhje me reperen Baby G. Në atë kohë ata kanë publikuar edhe një këngë, e cila nuk doli aq e suksesshme dhe pas ndarjes së tyre kënga u fshi nga Youtube.
E shtunë me diell, parashikimi i motit! Sa do shënojë termometri

