Aplikacion
Mësohet se Metaj u arrestua gjatë operacionit ‘Flakë në det’ ditën e djeshme. Gjatë dëshmisë sot, Metaj ka pranuar që kishte njohje me Gëzim Çelën, i shpallur në kërkim. Ai ka theksuar se nuk e shmangte dot gabimin që ka bërë.
“Kam bërë gabim por e kam bërë pasi e njihja më herët dhe nuk e shmangia dot” tha Metaj.
Metaj kryente rolin e transportuesit të anëtarëve kriminal, mes tyre edhe baronin e drogës Gëzim Çelaj, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për t’i lëvizur pa i kontrolluar dhe dyshuar askush tek ata. Veprimtaria kriminale është arritur të dokumentohet me prova të pakundërshtueshme nga SPAK, përmes një numri të lartë të celularëve të sekuestruar në operacionin “Flakë në Det” të organizuar në muajin gusht, mes të cilit janë gjetur biseda të shumta të Metajt me Gëzim Çelajn dhe 2 të tjerët të shpallur në kërkim. Me urdhër të SPAK, janë kryer përgjime të tjera në javët e fundit, të cilat kanë dhënë prova mbështetëse për dokumentimin e veprimtarisë kriminale.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike